Dr. Zeqir Veselaj, fitues i Civil Society Scholar Avard
Dr. Zeqir Veselaj, instruktor në QEQ është fitues i Civil Society Scholar Award 2021 që ndahet nga Open Society Institute me seli në New York. Prof. Veselaj e ka fituar këtë çmim me projektin “SUSKOS- Introduction of the sustainability footprints in the educational system of Kosovo”. Projekti synon të zhvilloi një metodologji të aplikueshme për kalkulimin e ndikimit mbi resurset natyrore sipas stilit të jetës bazuar në stilin se si individi ushqehet, banon, gjeneron mbeturinat, udhëton, energjisë që shfrytëzon, si dhe sa blen etj. Kjo do të bëhet përmes kalkulimit virtual të Gjurmës ekologjike (Ecological Footprint) individuale, e cila në Kosovë ende nuk dihet se sa është.
Projekti ka filluar me 1 mars dhe do të zgjat deri me 31 dhjetor 2021. Gjatë kësaj kohe, përveç zhvillimit të metodologjisë do të zhvillohen edhe materiale informuese për Ecological dhe Carbon Footprint, do zhvillohet një seri e punëtorive me mësimdhënësit para shërbimit dhe në shërbim mbi kalkulimin e Gjurmës ekologjike, si dhe një hulumtim inicial mbi Gjurmën ekologjike në Kosovë. Projekti do të zbatohet në bashkëpunim me Prof. dr. Shahin Berisha nga Arizona State University dhe financohet nga Open Society Foundations.