Në QEQ fillon zbatimi i projektit 1 vjeçar të financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë
Posted on November 14, 2019
Kemi kënaqësinë të njoftojmë opinionin akademik dhe studentët e UP-së, që nga 1 Tetori 2019, Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) fillon implementimin e grantit të fituar nga Ambasada e SHBA-ve me titull “Avancimi i kapaciteteve akademike dhe profesionale të QEQ-it”. Në kuadër të këtij granti janë paraparë të zhvillohen këto aktivitete:
Futja e teknologjisë së re (përfshirë pajisjen “blower door” dhe kamerën termike) në programin e QEQ-it për trajnimin e auditorëve të energjisë
Zgjerimin e ofertës së QEQ-it lidhur me programet certifikuese me përfshirjen e programit të ri certifikues “Menagjimi i energjisë në komunitet”
Integrimi i pajisjeve të reja në kurrikulat e programeve certifikuese dhe ofrimi i trajnimit të avancuar për anëtarët e QEQ-it lidhur me aplikimin e teknologjisë në mësimdhënie
Përgatitja e videos promovuese profesionale lidhur me mundësitë certifikuese që ofron QEQ-it
Kohëzgjatja e implementimit të këtij projekti është 1 vit