Thirrja për aplikim të studentëve në programet certifikuese të QEQ
Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (CES) në Universitetin e Prishtinës, së bashku me USAID Kosovë, GIZ Kosovë, dhe Rrjetin CSR Kosova, kanë kënaqësinë të shpallin Konferencën e III Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshime Klimatike, me temë: “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Dialog mes institucioneve akademike, industrisë dhe qeverisë.” Konferenca do të mbahet më 12-13 shtator 2024, në Hotel Emerald në Prishtinë.
Kjo konferencë synon të ofrojë një platformë për ndarjen e hulumtimeve më të fundit, inovacioneve dhe praktikave më të mira për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike. Ajo do të vë në pah dhe do inkurajojë përfshirjen aktive të sektorit privat në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe lehtësimin e kalimit drejt një ekonomie të gjelbër. Duke nxitur bashkëpunimin midis akademisë, liderëve të industrisë, politikë bërësve dhe bizneseve që mendojnë përpara, ne përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Day 2
Day 1
ORGANIZERS & PARTNERS
Booklet for the 3rd International Conference on Enivronmental Sustainability and Climate Change
Profesoresha Majlinda Daci ishte e ftuar në emisionin “Shtatë”, ku preku tema shumë të rëndësishme, duke filluar nga ndryshimet klimatike si rrjedhojë e ngrohjes globale.
Në vazhdën e transformimeve të thella mjedisore, profesoresha Daci nënvizoi pasojat e mospërfilljes prej kohësh për këtë çështje.
Për vite me radhë, ka mbizotëruar një keqkuptim se ndryshimi i klimës funksionon në një cikël të parashikueshëm, duke u shpalosur çdo dekadë ose dy. Megjithatë, realiteti është ndryshe, këto ndryshime janë gjithmonë në progres, sidomos në tri dekadat e fundit.
Gjatë diskutimit, profesoresha Daci tregoi se institucionet përkatëse kanë aprovuar një strategji energjetike dhe një plan kombëtar për ndryshimet klimatike.
“Normalisht ne synojmë Evropën dhe për të arritur atje duhet të plotësojmë disa kushte. Dhe së fundmi ne kemi miratuar një strategji energjetike dhe planin kombëtar për ndryshimet klimatike dhe jemi të përkushtuar të arrijmë zero neto deri në vitin 2050.”
Majlinda Daci theksoi rolin ndikues që edhe një vend i vogël si Kosova mund të luajë në përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike. Ajo gjithashtu dha një pasqyrë të konferencës së mbajtur më 5 tetor, ku folësit ndërkombëtarë diskutuan tema që varionin nga përvojat e tyre në tejkalimin e sfidave të urbanizimit deri te shkëmbimi i praktikave inovative.
“Megjithatë, ne jemi në një periudhë tranzicioni dhe duke u bazuar në problemet që kemi me energjinë thamë, në rregull, seanca e parë është dekarbonizimi i sektorit të transportit dhe energjisë dhe sesioni i dytë është bujqësia e zgjuar, smart agriculture dhe zhvillimi urban. "
Së fundi, profesoresha Daci u ndal në nevojën e inkorporimit të iniciativave arsimore që në moshë të vogël. Ajo theksoi instalimin e strategjive të ndryshme arsimore që synojnë nxitjen e ndërgjegjes mjedisore tek fëmijët.
Konferenca e 2-të Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike” me fokus në dekarbonizimin për një të ardhme të qëndrueshme synon të frymëzojë akademinë, vendimmarrësit dhe palët e interesit për të trajtuar në mënyrë aktive sfidat e ndryshimeve klimatike në mënyrë që të ketë ndikim pozitiv. Kjo konferencë gjithashtu kërkon të hulumtojë mënyrat se si shoqëria mund të promovojë një tranzicion më efikas të energjisë në Kosovë dhe se si akademia mund të ndihmojë në reduktimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike dhe të punojë në qëndrueshmërinë mjedisore.
Ky edicion do të sjellë akademikë të ndryshëm nga Evropa dhe SHBA-ja.
Identiteti vizuel i këtij edicioni është i lidhur ngushtë me temën e tij, e cila shpreh në mënyrë të përsosur tërë filozofinë e lidhjes tonë të pandashme me natyrën dhe marrëdhënien e thellë simbiotike që prek thelbin e qenies tonë, gjithashtu edhe luftën tonë për ta mbrojtur natyrën dhe tokën.
Frymëzuar nga simboli universal që përdoret për të treguar materialet dhe produktet e riciklueshme, logoja përbëhet nga tri shigjeta të renditura në drejtim të akrepave të orës, duke simbolizuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe përcjellë mesazhin e përgjegjësisë mjedisore.
Tri ngjyrat kryesore janë e verdha, e gjelbra dhe e kaltra.
E verdha simbolizon shpresën për një të ardhme të qëndrueshme dhe besimin në aftësinë e njerëzimit për të trajtuar sfidat mjedisore dhe për të bërë ndryshime pozitive.
Pos natyrës, e gjelbra përfaqëson ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës dhe nevojën për veprim klimatik.
Ndërsa ngjyra e kaltër përdoret për të simbolizuar rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve të ujërave të ëmbla.
Qëndrueshmëria mjedisore dhe dekarbonizimi nevojitet të kenë rëndësi të veçantë në politikat dhe strategjitë afatgjate të një vendi, prandaj në konferencë do të ketë prezent shumë vendimmarrës nga Qeveria e Kosovës të cilët do të luajnë një rol kyç në shterjen e agjendave dhe rekomandimeve nga akademia dhe ekspertët.